Vidhet shtëpia e policit, ia vjedhin edhe armën zyrtare

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri.

Cak i hajnave ishte mbrëmë edhe shtëpia e një zyrtari policor në fshatin Hajvali të Prishtinës, ku persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë dhe kanë vjedhur gjësende me vlerë.

Sinjali mëson se ndër gjërat që u vodhën nga hajnat, është edhe arma zyrtare e pjesëtarit të Policisë së Kosovës.

Momentalisht nuk ka persona të dyshuar, mirëpo janë marrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit./Sinjali/

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.