Voziti në kahje të kundërt në autostradë, gjobitet me 300 euro dhe i merret leja për 1 vit

Policia e Kosovës ka gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative si dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik një personi i cili ishte duke vozitur në kahje të kundërt në autostradë.

“Njësia për Kontroll të Autostradave gjatë patrullimit në segmentin e autostradës Veternik – Bresje ka hasur në mjetin i cili ishte duke lëvizur në kahje të kundërt, i njëjti është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 1 vit i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.