Vuçiq në takim me Kurtin, ia lë dorën “zgjatur” Borrellit

Takimi mes Kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksander Vuciq, ka nisur pa përshëndetje mes tyre. Vuciq, madje, nuk përshëndeti as Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Joseph Borrell, i cili i zgjati dorën.

Presidenti serb ka hyrë i fundit në takimin, ku bisedimet do të nisnin pas pak mes tij dhe Kurtit, me ndërmjetësim të përfaqësuesve evropianë.

Kurti hyri i pari në dhomën e takimit dhe pyeti Borrellin dhe Miroslav Lajcakun se në cilën anë duhej të ulej. E orientoi Lajcaku.

Më pas hyn Vuciq, me fytyr të mrrolur dhe pozicionohet te vendi që kishte mbetur. Borrell i cili deri atëherë shikonte në telefonin e tij, i buzëqësh Vuciqit, në tentim për të shtrënguar duart me të.

Megjithatë, presidenti serb nuk përshëndetet dhe Borrell ul dorën.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.