Vuçiq pas lajmit se Kosova nesër mund të aplikojë për anëtarësim në KE: Do të përgjigjemi, do ta mbrojmë fuqishëm Serbinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u lajmërua nga Brukseli, pas lajmit se Kosova nesër do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës, duke theksuar se është e qartë “se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe për të destabilizuar Serbinë”, përcjellë Gazeta Blic.

“Është një pyetje e vështirë për ne. Është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe për të destabilizuar Serbinë. Sonte do të flas për këtë në detaje. Nëse e bëjnë, atëherë është e qartë se për ta nuk ekziston as marrëveshja e Brukselit, e as Marrëveshja e Washingtonit ose rezoluta 1244. Do të jetë interesante të shihet se cili nga ata që betohen se respektojnë të drejtën publike ndërkombëtare do të mbështesë diçka të tillë. Ne do të përgjigjemi seriozisht dhe me përgjegjësi dhe do ta mbrojmë me forcë vendin tonë,” tha Vuçiq.

Më herët gjatë ditës mediat serbe raportuan se një lajm i keq për Serbinë ka ardhur nga Brukseli, pasi që “ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, nesër do të paraqesë kërkesën për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës. Kështu Prishtina e shkeli përfundimisht, pas Brukselit, marrëveshjen e Washingtonit”.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.