VV-ja përsëri e bojkoton seancën e Kuvendit, kritikohet nga partitë opozitare

Kuvendi i Kosovës, kishte planifikuar që në seancën e sotme të ishte në rend dite miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës.
Kjo rezolutë ishte paraqitur nga grupi parlamentar i AAK-së.
Por, edhe kësaj here Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë në koalicion, e kanë bojkotuar këtë seancë, edhe pse sipas Besnik Tahirit nga AAK-ja, në kryesinë e Kuvendit ishin marrë vesh ndryshe.
Tahiri tha se VV-ja po frikësohet të ballafaqohet me deputetët e Kuvendit të Kosovës.