Zbulohen mallra të kontrabanduara në vlerë rreth 13 mijë euro në rajonin e Prizrenit



Njësitet Antikontrabande të Doganës së Kosovës sot, në Prizren, kanë organizuar ndalesa rrugore me qëllim të identifikimit të automjeteve të dyshimta si dhe potencialisht mallra të kontrabanduara.

Me këtë rast, është ndaluar një automjet transportues që transportonte mall pa dokumentacion dhe që dyshohet se është kontrabanduar në Kosovë, shkruan Arbresh,info.

Sipas njoftimit,  bëhet fjalë për tekstil-veshmbathje në sasi prej 1,160 artikujve me vlerë rreth 13,000 euro.

“Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. Tē gjitha mallrat jane konfiskuar derisa ndaj personave pergjegjes ēshte inicuar procedura kundërvajtëse.”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tone.”, thuhet ndër të tjera në njoftim./Arbresh,info/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.