Zjarrvënje në Gjilan/ Policia kërkon identifikimin e të dyshuarit, publikon fotot e tij

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim një person për zjarrvënje.
Fotografia e tij është publikuar dhe kërkohet identifikimi dhe arrestimi i tij.
Ai dyshohet për zjarrvënje të ndodhur me 9.8.22 në Gjilan.
Policia ka kërkuar nga qytetarët që nëse e njohin të lajmërojnë në numrat e telefonit apo në stacionet më të afërta të policisë./IndeksOnline/