Zyrtarët amerikanë: Raketa që goditi Poloninë erdhi nga Ukraina
![Zyrtarët amerikanë: Raketa që goditi Poloninë erdhi nga Ukraina](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/11/IMG-20221116-WA0005.jpg)
Sipas disa zyrtarëve amerikanë, gjetjet fillestare sugjerojnë se raketa që goditi Poloninë ishte gjuajtur nga forcat ukrainase drejt një rakete ruse që po hynte.
Tre zyrtarë i thanë agjencisë së lajmeve Associated Press se ukrainasit ishin përpjekur të mbroheshin kundër një sulmi rus që synonte infrastrukturën e tyre elektrike.
Ndërkohë, presidenti amerikan Joe Biden kishte thënë se raketa që goditi Poloninë nuk kishte gjasa të ishte lëshuar nga Rusia, shkruan Sky News.