Erdogan publikon flamujt e disa shteteve, mes tyre edhe atë të Kosovës dhe Shqipërisë
![Erdogan publikon flamujt e disa shteteve, mes tyre edhe atë të Kosovës dhe Shqipërisë](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/11/Picsart_22-11-15_18-37-34-308-scaled.jpg)
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe 81 janë plagosur nga shpërthimi në një zonë të frekuentuar në qendër të Stambollit. Ngjarja ndodhi mesditën e 13 nëntorit në orën 16:20, sipas kohës lokale, në një rrugë në zonën e Sheshit Taksim, tha guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se keqbërësit do të ndëshkohen.
Ditën e sotme ai ka falënderuar të gjitha vendet dhe organizatat ndërkombëtare që reaguan ndaj sulmit terrorist.
Ndërkaq lidhur me sulmin është arrestuar një grua teroriste e PKK-së, si e dyshuara kryesore për shpërthimin në qytet.