Zyrtarët e Bashkësisë Islame dhe Imamët vizitojnë Kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit, mr. Besim ef. Berisha së bashku me kryeimamin, administratën dhe anëtarët e Këshillit të BI-së, e uruan z. Shaqir Totaj, me rastin e zgjedhjes së tij kryetar i komunës së Prizrenit.

Kryetari, Berisha, në emër të KBI-Prizren, e uroi kryetarin Totaj, duke i dëshiruar shëndet e suksese në përgjegjësinë e tij të re. Ai, po ashtu i ofroi bashkëpunim për çdo gjë që është në interes të qytetarëve.

Nga ana e tij, kryetari Totaj e falënderoi delegacionin e KBI-Prizren për vizitën e urimet, duke theksuar se ka një konsideratë të madhe për Bashkësinë Islame, si institucion fetar që përfaqëson pjesën dërrmuese të shoqërisë.

Takimi ishte mjaft konstruktiv dhe pati biseda të mira!, thuhet në njoftimin e KBI në Prizren.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.