Zyrtari i BE-së: Vizat hiqen nga 1 Janari, normalizimi me Serbinë thelbësor



Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka vizituar sot Kosovën e cila ishte e shoqëruar nga Gert Jan Koopman, drejtor gjeneral i politikave të fqinjësisë në Komisionin Evropian.

Përmes një postimi në platformën X, zyrtari i BE-së ka thënë se vizat për Kosovën do të hiqen nga 1 janari 2024, shkruan Arbresh,info

“Është e rëndësishme që Kosova të vazhdojë përpara me agjendën e saj të reformës për në BE. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësor. Mezi presim liberalizimin e vizave duke filluar nga 1 janari 2024”, ka thënë ai.

Kujtojmë se sot, presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti./Arbresh,info

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.