🔴Serbia liron Radoiçiqin, ia ndalon ardhjen në Kosovë
![🔴Serbia liron Radoiçiqin, ia ndalon ardhjen në Kosovë](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2023/10/FB_IMG_1696409046774.jpg)
Terroristi Milan Radoiçiq është liruar nga paraburgimi.
Gjykata e Lartë në Beograd, ka refuzuar propozimin Prokurorisë së Lartë Publike për të caktuar masën e paraburgimit.
Ndaj Radojiçiqit është caktuar masa e ndalimit për t’u larguar nga Serbia pa miratimin e gjykatës dhe i është ndaluar të shkojë në Kosovë, shkruan Danas, transmeton Klankosova.
Po ashtu, atij i është konfiskuar përkohësisht pasaporta, teksa është paralajmëruar se ndaj tij mund të caktohet masa e paraburgimit nëse i shkelë ndalesat dhe detyrimet e gjykatës.
Kujtojmë se Radoiçiqi e ka marrë përsipër organizmin e agresionit në Banjskë më 24 shtator, ndërsa autoritetet e Kosovës kanë lëshuar urdhër-arrest pas rastit “Brezovica”.