🔴Lajmi i Fundit : Spanja, Irlanda dhe Norvegjia vendosin ta njohin Palestinën si shtet



Spanja, Irlanda dhe Norvegjia kanë njoftuar të mërkurën se kanë vendosur ta njohin Palestinën si shtet të pavarur.

Kryeministri i Irlandës, Simon Harris, tha se ky ishte një vendim i përbashkët mmidis vendit të tij, Spanjës dhe Norvegjisë.

“Populli palestinez ka të drejtë themelore, të pavarur për vetëvendosje dhe se izraelitët e palestinezët kanë një të drejtë për të jetuar në paqe në shtetet e tyre përkatëse.Nuk do të ketë paqe në Lindje të Mesme pa një zgjidhje me dy shtete” ka thënë kryeministri norvegjez./Indeksonline/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.