1576 besimtarë nga Kosova do udhëtojnë për në haxh, të dielën nisja e parë 🕋



Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka njoftuar se 1576 besimtarë Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve tanë për në haxh.

Grupi i parë i besimtarëve parashihet që të udhëtojë më 2 qershor.

“Këshillat e Bashkësisë Islame anekënd Kosovës kanë filluar përgatitjet për nisjen e besimtarëve tanë për në haxh. Në të gjithë Këshillat e BI-së, nga përgjegjësit e këtyre Këshillave, besimtarët myslimanë, që këtë vit kanë vendosur ta kryejnë haxhin, janë duke i marrë edhe këshillat dhe mësimet e duhura se si duhet të kryet ky ritual”, thuhet në njoftimin për media.

BIK-u, thotë se me udhëzimet për durim, forcë dhe sakrificë, ata janë duke u përgatitur për ta kryer edhe kushtin e pestë të Islamit – haxhin.

Karshi mësimeve dhe këshillave, në të gjithë Këshillat e BI-së është duke u organizuar edhe duaja e haxhit, në të cilën besimtarët lusin të Madhin Zot që t’u japë shëndet e t’ua pranojë adhurimet e haxhit./Arbresh,info/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.