17-vjeçarja nga Prizreni rrah nënën e saj pasi i tha se po del shumë

Nuk janë të pakta rastet në Kosovë, kur viktima të dhunës në familje janë prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike. Për një rast të tillë që ka ndodhur dje në rrugën “Rozafa” në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se një 47-vjeçare e ka denoncuar vajzën e saj 17-vjeçare, për dhunën që ka ushtruar ndaj saj. Konflikti mes tyre dyshohet se eskaloi deri në atë pikë sa vajza po dyshohet se e ka goditur nënën, si dhe kishte demoluar gjësendet e shtëpisë.

Sipas informatave të para, motivi i mosmarrëveshjes mes tyre ishin daljet e vajzës, që e shqetësuan dhe e mllefosën nënën dhe për pasojë nisi debati.

Posa Policia ka marrë informatën, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion palët e përfshira, për t’i dhënë deklaratat e tyre lidhur me rastin.

Ende nuk dihet për masën që Prokurori i Shtetit ka caktuar ndaj të miturës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.