19-vjeçari theu lokalin në Prizren dhe vodhi kuletën e pronarit, Policia e arreston

Me datë 05 tetor 2021, një kafiteri në rrugën ”Xhevë Lladrovci” në Prizren, ishte thyer dhe dëmtuar, nga një person i dyshimtë i cili pasi kishte hyrë brenda lokalit kishte vjedhur portofolin e pronarit që kishte një sasi të vogël të parave.Zyrtarët policore kishin filluar hetimet për dëmtim prone dhe rasti ishte cilësuar vjedhje e rënde, gjatë verifikimit të zonës dhe identifikimit të kryerësit të kësaj vepre, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit.Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti E.K, i lindur në vitin 2002.Për rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë. Rasti është nën hetime të mëtutjeshme.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.