5100 të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri

Të paktën 5.100 vdekje janë konfirmuar deri tani në Turqi dhe Siri pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi rajonin të hënën, raporton CNN.

Numri i të vdekurve në Turqi u rrit në të paktën 3.549 njerëz ka njoftuar president turk, Recep Tayyip Erdogan shkruan Sky News, transmeton Periskopi.

Në Siri, u raportuan 1.602 viktima.

Tërmeti në Turqi dhe Siri ka prekur 23 milionë njerëz, përfshirë 1.4 milionë fëmijë, ka thënë një zyrtar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkruan Sky News.

Nevojat humanitare të Sirisë janë më të mëdha në krahasim me kapacitetet e Turqisë për t’iu përgjigjur krizës, tha Adelheid Marschang nga OBSh-ja.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se është duke dërguar furnizime emergjente, teksa rajonet afër kufirit me Sirinë janë prekur prej pasojave të tërmetit, luftës civile dhe shpërthimit të një kolere.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.