8 persona të lënduar në aksidentin në Fushë Kosovë, lirohet rruga për qarkullim



Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, mbi urën në Fushë Kosovë, ku janë përfshirë një numër i madh i automjeteve, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar komandanti i autostradave, Skender Sadiku, i cili bëri të ditur se në aksidentin kur u përfshinë 16 vetura, 8 persona janë lënduar, njëri nga ta është në gjendje të rëndë.

Ndryshe, Sadiku njofton se pjesa e aturosradës që më parë ishte e bllokuar si shkak i aksidentit, tashmë është liruar për qarkullim.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.