Aksident shumë i rëndë në Malishevë, një i vdekur e disa të lënduar
![Aksident shumë i rëndë në Malishevë, një i vdekur e disa të lënduar](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2022/12/FB_IMG_1670491688998.jpg)
Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Arllat-Malishevë.
Aksident ka qenë aq i rëndë sa që vetura e përfshirë është ndarë në dysh dhe në të kanë mbetur vetëm goma dhe pjesa metalike.
Shoferi i veturës së përfshirë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa ka disa të lënduar në furgonin me të cilin është përplasur vetura.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shoferi i veturës është nga fshati Llapushnik./Indeksonline/