Aksident shumë i rëndë në Malishevë, një i vdekur e disa të lënduar

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Arllat-Malishevë.

Aksident ka qenë aq i rëndë sa që vetura e përfshirë është ndarë në dysh dhe në të kanë mbetur vetëm goma dhe pjesa metalike.

Shoferi i veturës së përfshirë ka ndërruar jetë në vend, ndërsa ka disa të lënduar në furgonin me të cilin është përplasur vetura.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se shoferi i veturës është nga fshati Llapushnik./Indeksonline/

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.