Aksidentohet kosovari me motorr në Shëngjin, ndodhet në gjendje të rëndë në spital

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 në rrugen kryesore në qytetin e Shëngjinit.

Drejtuesi i motorrit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.

Menjeherë banorët e zonës lajmëruan ambulancën, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërriten direkt në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmen e parë.

I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Mësohet se i plagosuri është një shtetas kosovarë rreth 30 vjeçar, i cili po kalon pushimet në Shëngjin.

Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit./IndeksOnline

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.