Apeli e kthen në rikgjykim rastin e Shaban Gogajt për vrasjen e Agonis Tetajt

Gjykata e Apelit ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë dhe ka kthyer në rigjykim rastin e Shaban Gogajt, i cili nga Gjykata Themelore në Pejë, është dënuar me 7 vjet e gjashtë muaj burgim, për vrasjen e Agonis Tetajt.

Një informatë e tillë është bërë e ditur përmes komunikatës për media të Gjykatës së Apelit në Prishtinë.

“Gjykata e Apelit me aktvendimin PAKR.nr.103/2023, të datës 23.03.2023, e ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan-Departamenti për Krime të Rënda dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë dhe çështja i është kthyer të njëjtës gjykatë në rigjykim dhe rivendosje.”, thuhet në komunikatën e Apelit.

Tutje në komunikatën e Apelit sipas arsyetimit thuhet se Gjykata e Shkallës së Parë është përfshirë në shkelje të cilat nuk kanë qenë pjesë përbërëse e qështje penale dhe se kështu aktgjykimi është bërë i pa kuptueshëm.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.