Arrestohen për tërheqje të 95 mijë eurove nga banka drejtori i degës së BKT,së dhe një person tjetër

Prokuroria Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë dy të dyshuarve për tërheqjen e 95 mijë eurove nga dega e BKT-së në Ferizaj, shkruan Gazeta Express.

Ata dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i besimit” dhe “Mashtrim”.

“Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ferizaj, 07 Prill 2022 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, dy persona të dyshuar me inicialet I.A- ish Drejtor i Degës se BKT-se në Pejton- Prishtinë dhe Sh.B., -punëtor i autotaxit “Bini”- Gjilan, nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Mashtrimi” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, dyshohet se ish drejtori i BKT-së me inicialet (I.A), i ka mundësuar tërheqjen e parave të dyshuarit tjetër me inicialet (Sh.B), nga llogaria bankare e një qytetari, ku me ç’rast është bërë tërheqja shumës në vlerë prej 95 mijë eurove në degën e Bankës Kombëtare Tregtare (BKT-së) në Ferizaj.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtve, brenda afatit ligjor, do të paraqesë edhe kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.