Arrestohet 16-vjeçarja  në Ferizaj, e sulmoi nënën

Një 16-vjeçare është arrestuar të shtunën rreth orës 20:30 në Ferizaj, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së vet.

“Mbrëmë, rreth orës 20:30 policia në Ferizaj ka pranuar një informacion se në rrugën “Rexhep Bislimi ” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje dhe sulmit. Në lidhje me këtë policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin S.S (F/K) e moshës 16 vjeçare,  e cila pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë familjare, duke sulmuar nënën e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

E dyshuara, pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit, është dërguar në mbajtje për 24 orë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.