Arrestohet ish-zv/ministri Zafir Berisha, dyshohet se pengoi policet në kryerjen e detyrës zyrtare në Prizren

Zafir Berisha, ish-zvministër i Punëve të Brendshme e ish deputet i Kuvendit të Kosovës është arrestuar sot në Prizren, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Berisha u arrestua rreth orës 15:00 nën dyshimet se ka penguar zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare.

Sipas burimeve në Prokurori, Berisha tashmë është në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku do të intervistohet nga hetuesit rajonalë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.