Arrestohet personi i  kërkuar për vjedhje të rëndë në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 1 vit

Me datë 13 Prill 2023, rreth orës 09:30 Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren, bazuar në informacionet e mbledhura përmes rrugëve operative, kanë lokalizuar dhe kane arrestuar te dyshuarin S. B. (24 vjeçar).

I njëjti ka qene në kërkim policor për veprën penale “ Vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje e rëndë në bashkëkryerje” ndërsa arrestimi i tij është bërë në Prizren, në baze të URDHERARREST të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore i njëjti është dërguar në Burgun Prishtinës në Hajvali , në vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje për 1 (Një) vit.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.