Arrestohet tifozi “Kuqezinjtë e Jakovës”  për djegien e flamurit serb në Gjakovë

Djegia e flamurit serb nga Tifo grupi i Vëllaznimit, “Kuqezinjtë e Jakovës” iu ka kushtuar disa tifozëve. Madje njëri prej tyre ka përfunduar në pranga të Policisë dhe ndaj tij është iniciuar rasti për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pas publikimit të pamjeve të skenave se çka ndodhi në palestër, Policia ka marrë veprime hetimore që kanë çuar në zbulimin e njërit nga personat e dyshuar.

Sipas të njëjtave burime bëhet fjalë për Petrit Luzhën, 32-vjeçar, ndaj të cilit tashmë Prokuroria ka nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.

Ai është shoqëruar dhe intervistuar nga hetuesit policorë, me ç’rast ka dhënë deklaratë në lidhje me rastin.

Arrestimi i Luzhës i ka nxitur grupin e tifozëve për të reaguar ashpër.

“Këtë komunikat po e nisim me një urim, urime ia dolet ti gëzoni zagarët tuaj, policia ndërmori masa, dhe po arreston djemt e Kuqezinjeve.Po ua bëjm me dije, hapni burgje, se do kallim cdo ndeshje flamurat e tyre, neve na u kallen shtëpit, familjarët, e zemrat tona, askush nuk hetoj asgjë.Ishim prezent në të gjitha lufterat, në të gjitha frontet, ne jemi bijt e dëshmorëve, e luftëtarëve të qytetit ton, ne ua kemi borgj tua mbrojm nderin”, thuhej ndër tjera në postimin e tyre.

Ndryshe, në përkrahje të tyre ka dalë edhe Ismail Morina, i njohur si Ballisti.

“Mbështetja pa kushte për Kuqezinjtë e Jakovës. Askush nuk do e shuaj frymën shqiptar”, shkroi ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.