Avokatja e njohur: Pamjet në Dokunights janë të sanksionueshëm me Nenin 6 të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike


Vulgariteti dhe çoroditja e prezantuar në vend publik në natën e parë të DokuFest-it në Prizren, ku janë shfaqur pa cenzurë pjesët intime të trupit të femrës dhe ku janë imponuar ide pro të drejtave të komunitetit LGBTI+ dhe pro abortit, ka shkaktuar shqetësim tek shumë qytetarë të vendit!

Një aktivitet i tillë cenon moralin publik, është në kundërshtim me standardin e moralit shoqëror në vendin tonë dhe është në kundërshtim me interesin publik. I njejti, më së paku, është i sanksionueshëm me Nenin 6 të Ligjit 03/L-142 për Rendin dhe Qetësinë Publike.

Në anën tjetër, organet shtetërore që e kanë financuar një përmbajtje të tillë të aktivitetit të OJQ-së përkatëse, kanë shkelur Ligjin 09/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Rregullorën MF-nr-04/2017 mbi kriterët, standardët dhe procedurat e financimit publik të OJQ-ve, mbase kanë financuar nga fondet publike (paret e taksapaguesve) një aktivitet që është terësisht në kundërshtim me interesin publik dhe të mirën e përgjithshme!, ka shkruar avokatja e njohur Nora Huseinovic. Ligji Nr. 03/L-142
Neni 6
Sjelljet e pa hijshme seksuale
1. Kushdo që në vend publik kryen ndonjë akt seksual, ose ekspozon ndonjë pjesë intime te trupit apo bën ndonjë sjellje të pahijshme seksuale që shkakton shqetësim te qytetarët, dënohet për kundërvajtje.
2. Kryesi i kundërvajtjes nga paragrafi 1 i këtij neni dënohet me gjobë prej njëqind (100) deri shtatëqind (700) Euro apo me dënimin me burg deri në pesëdhjetë (50) ditë.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.