Basha: Siç ua kemi ndalë “tagjinë” hajnave në Kosovë, ua kemi ndalë edhe Radojçiqit e Veselenoviqit

Deputeti i LVV-së, Dimal Basha ka komentuar zgjedhjet e mbajtura dje në katër komunat e veriut të Kosovës.

Bojkotimi i zgjedhjeve nga serbët sipas Bashës, është hakërmarrje politike e krerëve të Listës Serbe.

“Sikurse hajnave në Kosovë që j’au kemi nalë tagjinë, edhe atyne ja’u kemi ndalë njejtë. Për këtë po bëhet zhurëm e madhe.”, deklaroi Basha

Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq sipas Bashës, sot ikë nëpër kodra në Serbi e nuk ulet me kryeministrin Kurti.

Deputeti Basha tha se fuqia politike dhe financiare e Listës Serbe në veri është duke u zhdukur.

“Strukturat ilegale sot janë në ikje. Radojciqi sot nuk ulet me Albin Kurtin por ikë kodrave sot nëpër Serbi te Vuçiqi, se s’ka vend në Kosovë, ku te nxajna e arrestojmë. Sikurse hajnave në Kosovë që j’au kemi nalë tagjinë, edhe atyne ja’u kemi ndalë njejtë. Për këtë po bëhet zhurëm e madhe.”, deklaroi Basha në Kanal10.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.