Berisha: “Ballkani i Hapur” synon asgjësimin e pavarësinë e Kosovës

Sali Berisha nga sheshi para Kryeministrisë tha se “Ballkani i Hapur” nuk është gjë tjetër veçse një projekt që sipas tij synon asgjësimin e pavarësisë së Kosovës.Ai tha se protesta nuk ka për qëllim të dalë kundër një aleance të shëndetshme rajonale, por Ballkani i Hapur është një nismë tha ai, në kurriz të kombeve të Ballkanit.

Berisha: Në këtë bulevard në Shqipëri dhe kudo që ndodheni sonte, përshëndetjet me vllaznore , në këtë protestë në të cilën ne ngrihemi fuqishëm në mbështetje të interesave jetike të kombit tonë, të shoqërisë shqiptare. Jemi mbledhur për të protestuar kundër projektit fantazëm, Tiranë-Shkup-Beograd.

Në krye të radhës dua të garantoj se kjo nuk është një protestë kundër bashkëpunimit rajonal, ne jemi dhe mbetemi të angazhuar për një bashkëpunim të sinqertë rajonal, në kuadër të integrimit europian, por kjo është kundër një projekti i cili shkon në kurriz të mbarë kombeve të Ballkanit por dhe Beogradit, kundër një projekti i cili është refuzuar në mënyrë kategorike nga Bosnja, Mali i Zi dhe Kosova, dhe është shpall si kërcënim nga Kroacia.

Një projekt i cili nuk synon gjë tjetër veçse vendosjen e hegjemonisë serbe në këtë rajon. Historia ka faktuar se një nga projektet më të dështuara ka qenë kjo gjë, jemi kundër sepse bie ndesh në mënyrë flagrante me interesin tonë kombëtar.

Projekti që mori emrin Ballkani i Hapur, për të nderuar Sorosin, i cili nuk ngurronte te promovonte ndarjen e Kosovës.
Sot ne protestojmë si shqiptar në këtë shesh sepse ky është një projekt me te cilin Vuçiç dhe Ramën kanë rrethuar Kosovën në një darë armiqësore dhe duan të asgjësojnë pavarësinë e saj.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.