Cannavaro zbulon pse Barcelona preferon Xavin para Pirlos

Legjenda e Italisë, Fabio Cannavaro beson se Barcelona nuk do të emërojë Andrea Pirlo si trajnerin e tyre të ardhshëm, pasi ata preferojnë Xavin.

ATT00001

egjenda e Italisë, Fabio Cannavaro beson se Barcelona nuk do të emërojë Andrea Pirlo si trajnerin e tyre të ardhshëm, pasi ata preferojnë Xavin.

Pirlo, një ish-mesfushor dhe ish-trajner i Juventusit, është lidhur me punën në Camp Nou pasi e ardhmja e Ronald Koeman duket në dyshim pas fillimit zhgënjyes të sezonit të katalunasve.

Italiani është ndër kandidatët kryesor për të zëvendësuar trajnerin holandez së bashku me legjendat e Barcelonës, Frank Rijkaard dhe Xavin.

“Pa Messin, gjithçka është më e vështirë. Trajneri është themelor. Kam lexuar për Pirlon, por mendoj se do ta thërrasin Xavin. Ata kanë nevojë për dikë që i njeh vlerat e klubit”, ka thënë fillimisht Cannavaro për AS.

Në shtator, Cannavaro anuloi kontratën e tij me Guangzhou FC dhe tani shpreson të marrë punën e tij të parë si trajner në Evropë.

Kur u pyet për një emërim të mundshëm si trajner i Napolit ose Italisë, ai u përgjigj se është gati të stërvit në Evropë

“Ata janë pjesë e historisë sime dhe unë do të doja, por përparësia ime është të stërvit në Evropë: Unë nuk mbyll asnjë derë”, përfundoi italiani.

Cannavaro është lojtari i fundit italian që ka fituar Topin e Artë. Ai u emërua lojtari më i mirë i vitit më 2006 pas fitores së Kupën e Botës me Italinë.

48-vjeçari luajti për Napolin, Parman, Interin, Juventusin, Real Madridin dhe Al-Ahli gjatë karrierës së tij si lojtar.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.