Deklarohet deputeti i Vetëvendosjes Eman Rrahmani, nuk e ndryshoj qëndrimin për Kodin Civil, do të votoj kundër

Kodi Civil i cili vitin e kaluar dështoi të miratohet, së shpejti do të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvend. Kështu kanë konfirmuar nga Ministra e Drejtësisë.

Njëri prej deputetëve që ka votuar kundër këtij kodi, i cili parasheh lejimin e martesës mes gjinisë së njëjtë është deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Rrahmani për Insajderi ka ritheksuar se nuk do të votojë pro këtij projektligji.

“Prapë njëjtë them, nuk do ta votojë, qëndrimi që kam pasur ashtu mbetet”, ka thënë shkurt Rrahmani për Insajderin.

Siq dihet në votimin e kaluar pikërisht votat kundër të disa deputetëve të Vetëvendosjes siq ishin Eman Rrahmani, Visar Korenica, Gramos Agusholli etj ishin vendimtare që ligji për martesa të gjinisë së njëjtë të mos merr shumicën e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.