Dëme të mëdha nga zjarri në Pejë, zjarrfikësit nuk e kanë shuar ende

Zjarri i madh në qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë ende nuk ka arritur të shuhet, derisa zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në vendngjarje.Kështu ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, zjarrfikësit janë duke bërë përpjekje maksimale që ta shuajnë zjarrin e madh, ndërsa sipas tij dëmet materiale janë shumë të mëdha.“Në vend ngjarje janë të gjithë njësitet policore si dhe zjarrfikësit. Zjarri nuk është shuar ende, zjarrfikësit po bëjnë përpjekje ta shuajnë. Dëme janë shumë, shumë të mëdha”, ka thënë ai.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.