Deputetët e Kosovës seancën e sotme plenare të Kuvendit e kanë nisur më ndryshe.
Në duar ata kanë mbajtur pankarta, në shenjë mbështetje për Ukraninën, gjersa po pushtohet nga Rusia.
“Kosova qëndron me Ukrainën”, thuhet aty.
Po ashtu në Kuvend është mbajtur 1 minut heshtje për viktimat e Ukrainës.