Deputeti Eman Rrahmani: Drejtori i shkollës nuk mundet me largu prej pune asnjë mësimdhënës

Një “vendim” që është shpërndarë nga disa media e që lidhet me përjashtimin e punës së një mësuese në një shkollë të Suharekës, ka marrë vëmendjen edhe të deputetit Eman Rrahmani.

Sipas vendimit ende të pakonfirmuar, Këshilli Drejtues i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Flamuri i Arbrit” ka vendosur që mësueses së lëndës së matematikës, Remize Lezi t’ia ndalojë ushtrimin e mësuesisë.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani, ka thënë se dokumenti i lëshuar nga këshilli shkollës së sipërpërmendur, nuk ka asnjë vlerë.
“Ky dokument juridikisht nuk ka asnjë vlerë. As drejtori, e as Këshilli Drejtues i shkollës nuk mundet me largu prej pune asnjë mësimdhënës. Drejtoria e arsimit është përgjegjëse për pranimin dhe largimin nga puna të mësimdhënësve. Për më tepër, cenimi i të drejtave të dikujt, duke vepruar jashtë kompetencave zyrtare, është vepër penale”, ka shkruar ai.

ATT00001

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.