E ultë: Arrestohet një person në Gurrakoc të Istogut, e ngacmoi 9 vjeçaren!

Policia e Kosovës para pak minutash ka arrestuar një person në Gurrakoc të Istogut.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është Liridon Gashi. I njëjti dyshohet se ka ngacmuar një vajzë 9 vjeçare.

Kanë qenë prindërit e vajzës ata që kanë denoncuar rastin pak ditë më parë pasi që Gashi dyshohet se vazhdimisht ka ngacmuar vajzën e tyre të mitur. Sipas provave të siguruara nga Policia, i dyshuari e ka ngacmuar vajzën me mesazhe, duke i kërkuar edhe foto e video të pjesëve intime.

Gjatë dëshmisë së dhënë në Polici, prindërit kanë deklaruar se si pasojë e kësaj, vajza po trajtohet pasi nuk është në gjendje të mirë emocionale.

Liridon Gashi është nga fshati Drejë i Istogut dhe pas arrestimit Policia e ka nisur të arrestuarin për Prishtinë për intervistim dhe procedurat e mëtejme.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.