Dhjetëra akademikë hebrenj i shkruajnë Bidenit: E kundërshtojmë atë që po e bën Izraeli me mbështetjen e ShBA-së🇺🇸

Një grup i akademikëve, artistëve dhe shkrimtarëve hebrenj i ka shkruar një letër të hapur presidentit të ShBA-së, Joe Biden.

Në letrën e tyre, relativisht të shkurtër, ky grup i njerëzve të letrës, ku përfshihen emra të njohur si Judith Butler, akademike e njohur e studimeve gjinore, e dënojnë sulmin mbi civilët izraelit dhe palestinez.

“Ne dënojmë sulmet ndaj civilëve izraelitë dhe palestinezë. Ne besojmë se është e mundur dhe, në fakt, e nevojshme të dënohen veprimet e Hamasit dhe të pranohet shtypja historike dhe e vazhdueshme e palestinezëve. Ne besojmë se është e mundur dhe e nevojshme të dënojmë sulmin e Hamasit dhe të mbajmë qëndrim kundër ndëshkimit kolektiv të banorëve të Gazës, që po shpaloset dhe po përshpejtohet ndërsa shkruajmë.” – shkruhet në letër, transmeton The Guardian.

Tutje, në letër denoncohet edhe ndërprerja e burimeve për banorët e Gazësdhe përkrahja e ShBA-së ndaj Izraelit.

“Ndërprerja e burimeve për më shumë se 2 milionë njerëz, kërkesa për familjet që të largohen nga shtëpitë e tyre në veri, bombardimi pa dallim i një popullsie të bllokuar – këto janë krime lufte dhe veprime të pambrojtshme. E megjithatë qeveria e Shteteve të Bashkuara po ofron mbështetje “morale” dhe materiale për çnjerëzimin dhe vrasjen e banorëve të pafajshëm të Gazës. Ne shkruajmë për të deklaruar publikisht kundërshtimin tonë ndaj asaj që qeveria izraelite po bën me ndihmën amerikane. Ne i bëjmë thirrje qeverisë amerikane që të kërkojë një armëpushim të menjëhershëm dhe të përdorë burimet tona për të ofruar ndihmë për të siguruar kthimin e sigurt të pengjeve dhe për të ndërtuar një rrugë diplomatike drejt paqes.” – shkruhet aty.

“Si hebrenj, si amerikanë, ne do të ndiejmë një ndjenjë sigurie në komunitetet tona dhe në botë, jo nga mbështetja e paekuivoke e SHBA-së për Izraelin, por nga këmbëngulja e qeverisë sonë për të drejtat universale të njeriut që shumë prej nesh i marrin për të garantuara” – përfundon letra./
Nacionale

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.