Djali i Presidentit të Turqisë Erdogan, Bilal Erdogan, vjen në Kosovë në “Universum”

Djali i Presidentit të Turqisë Erdogan, Bilal Erdogan, vjen në Kosovë në “Universum” 🇽🇰👇

Nesër (e mërkurë) me datë 27.12.2023 do të kemi kënaqësinë të kemi në vizitë djalin e Presidentit turk Erdogan, z. Necmeddin Bilal Erdogan, si Kryesues i Bordit të Institutit që është pjesë e universitetit tonë partner, Kirikale University.

Njëherit do të mbahet edhe Ceremonia ku z. Necmeddin Bilal Erdogan, do të nderohet me çmimin për “Global Leadership”.

“Universum International College, Laureon me çmim për Global Leadership 𝐳.𝐁𝐢𝐥𝐚𝐥 𝐄𝐫𝐝𝐨𝐠𝐚𝐧.

Zyra Ndërkombëtare bashkë me Rektoratin e #UNI do të jenë nikoqir të vizitës zyrtare të delegacionit nga Turqia, ku një nga mysafirët do të jetë edhe djali i Presidentit turk, 𝐑𝐞𝐜𝐞𝐩 𝐓𝐚𝐲𝐢𝐩 𝐄𝐫𝐝𝐨𝐠𝐚𝐧, 𝐁𝐢𝐥𝐚𝐥 𝐄𝐫𝐝𝐨𝐠𝐚𝐧 si Kryesues i Bordit të Prof. Dr. Fuat Sezgin Research Foundation si dhe delgacionin nga e Universiteti ynë partner, 𝑲𝒊𝒓𝒊𝒌𝒂𝒍𝒆 𝑼𝒏𝒊𝒗𝒆𝒓𝒔𝒊𝒕𝒚. 🇹🇷

📅 27 Dhjetor 2023 (E mërkurë)
🕐 10:00 – 12:00
📍 Kampusi Lipjan

Përvec Laureimit, z.Bilal Erdogan gjithashtu do të mbajë edhe ligjeratë për të gjithë studentët e #UNI” thuhet në njoftimin e UNI – Universum International College.
Prishtinë”.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.