Dogana konfiskon sasi të konsiderueshme e telefonave mobilë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollimit të disa pikave shitëse të telefonave mobil ka konfiskuar një sasi e konsiderueshme të tyre.
“Dogana e Kosovë kontrollon gjashtë pika shitëse të telefonave mobil, ku edhe janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme. Gjithashtu janë gjetur hapësira të modifikura posaçërisht për fshehjen e telefonave”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Kontrollimi i pikave shitëse të telefonave nuk do të ndalet me kaq, dogana ka njoftuar se aksioni është duke vazhduar.