Dy persona rrahën të moshuarën në Prizren, Policia e kap njërin për 28 Nëntor në Merdare

Me datë 23.11.2021, rreth orës 14:00, dy persona të dyshimtë i kishin shkaktuar lëndime të lehta trupore një gruaje të moshuar në fshatin Lez të Prizrenit.

Të dyshimtit përdoren force ndaj viktimës, dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Viktima e ka raportuar rastin në polici, por nuk kishte njohuri mbi identitetin e të dyshimtëve. Të njëjtës fillimisht ju ofrua ndihma mjekësore dhe hetues të policisë filluan hetimet në bazë të deklaratës së viktimës, duke dhënë përshkrimin dhe veprimet e personave të dyshimtë.

Zyrtarë policorë nga njësia hetimeve në Prizren, pasi pranuan këto informacione dhe, në bazë të kontrollit të zonës për rreth vendit të ngjarjes, arritën të bëjnë identifikim e personave kriminal të cilët u shpallën në kërkim policor.

Me datë 28 nëntor 2021, i dyshimti R.F i lindur në vitin 1966, u ndalua në pikë kalimi kufitare në Merdare, ndërsa i dyshimti tjetër është në kërkim policor.

Në lidhje me rastin u informua prokurori i Shtetit, i cili me aktvendim kërkoj që i dyshimti të ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë.

Rasti është duke u hetuar.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.