E dhimbshme: Ndërron jetë 18-vjeçari nga Suhareka i cili ishte shpëtuar nga mjekët në Suharekë disa ditë më parë

Albert Mazrekaj, i cili vdiq dje në moshë mjaft tëre, pritet të varroset sot në orën 16:00 fshatin e tij.
Pas 10 ditësh luftë me jetën, dje ka ndërruar jetë 18 vjeçari nga fshati Sopijë i Komunës së Suharekës.
Ai më 25 mars u dërgua në spital pas një arresti kardiak, por që mjekët e shpëtuan mrekullisht.
Atë ditë, nga QMF në Duhël, kishin bërë të ditur se pacienti kishte pësuar arrest kardiak, por pas shërbimeve të nevojshme ishte rikthyer në jetë.