E rëndë: Sulmohet seksualisht një 13-vjeçare në Prizren 👇



Një rast i sulmit seksual dyshohet se ka ndodhur sot në Prizren.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një person ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi i njëjti ka deklaruar se vajza e tij e mitur është sulmuar seksualisht nga një person.

Bazuar në dëshminë e tij, e gjithë ngjarja ka ndodhur derisa 13-vjeçarja po shkonte në një shitore të lagjes, kur i dyshuari ishte ndalur dhe e kishte marrë vajzën në veturën e tij.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me ç’rast kanë arritur që të identifikojnë të dyshuarin, i cili më pas është arrestuar.

22-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin nga organet e hetuesisë.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.