Fluksi i madh për lëshuar Kosovën , pritjet në Merdare deri në 2 orë e gjysmë


Në pikat kufitare është rritur fluksi për të dalë nga Kosova pas liberalizimit të vizave.

Në Merdarë, pritjet për të dalë nga Kosova janë nga dy orë në dy orë e gjysmë, ndërsa kolona sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar është 700 metra.

Pritje për ta lëshuar Kosovën ka edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë, e cila zgjat prej një orë deri në një orë e 10 minuta, ndërsa kolona është 150 metra.

Pritje deri në 15 minuta për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinjë, ndërsa në pikat e tjera kufitare pritjet për të dalë nga Kosova janë 3 deri në 5 minuta.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.