Futbollisti shqiptar humb jetën pas aksidentit trafiku në kufirin Kosovë-Serbi

Ka vdekur në moshën 24-vjeçare Shendrit Ameti. Ai vdiq më 26 dhjetor në një aksident trafiku në kufirin Kosovë-Serbi.

Ameti kishte ardhur për pushime, teksa në veturë kanë qenë edhe nëna dhe vëllai i tij kur një kamion ka goditur mjetin.

Të dy janë ende në rrezik për jetë. Personi që shkaktoi aksidentin ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ameti ishte pjesë e ekipit të katërt të TSV 1860 Munich.

“Lajmi për vdekjen e tij na goditi me dhimbje në klub. TSV 1860 Munich mban zi për humbjen e e tij”, thuhej ndër tjera në reagimin e tyre.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.