Gazetari i Tanjugut mohoi gjenocidin serb në Bosnjë, Komshiq e ndërpret intervistën: “Shko intervistoje dikë tjetër”

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, kroati Zheljko Komshiq, e ka ndërprerë një intervistë për agjencinë shtetërore serbe të lajmeve Tanjug, pasi gazetari tha se nuk ishte dakord me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë se kishte gjenocid në Srebrenicë.

Gjatë intervistës gazetari tha se nuk do dakordohet me deklaratën se kishte gjenocid dhe se qëndrimi i tij [Komshiqit] nuk ishte i rëndësishëm.

Komshiq tha se qëndrimi i tij është i rëndësishëm dhe e pyeti gazetarin pse nuk ishte dakord…

“Që është kryer një kryer krim i tmerrshëm?”, tha gazetari i Tanjugut.

“Ai është gjenocid. Kështu thuhet në aktgjykimet e Tribunalit Ndërkombëtar. Gjenocidi, nuk është një krim i tmerrshëm. Krime të tmerrshme janë disa të tjera”, theksoi kryesuesi i Kryesiës së Bosnjës e Hercegovinës, transmeton Telegrafi.

“Ky është qëndrimi juaj”, shtoi gazetari.

“Nuk është pozicioni im.

Kështu thonë aktgjykimet”, ka përfunduar Zheljko Komshiq.

“Me çfarë jeni dakord?”, e pyeti gazetari.

Ndërsa Komshiq u përgjigj me një kundërpyetje: “Ju nuk jeni [dakord]?

“Nuk jam dakord me këtë”, ka thënë gazetari i Tanjug.

Pas kësaj këtij konstatimi të gazetarit, Komshiq i tha do të duhej të bënte intervistë me dikë tjetër, duke ndërprerë intervistën.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.