Gjermania po kërkon fuqi punëtore të kualifikuar

Shkenca, inxhinieria dhe kujdesi shëndetësor, janë fushat kryesore ku kërkohen punëtorë të kualifikuar në Gjermani.Sipas faqes së internetit të Qeverisë Federale, kërkesa për punëtorë të kualifikuar varet nga tre kategori: profesionistë të kualifikuar që kanë përfunduar të paktën dy vjet trajnim profesional ose kualifikim të ngjashëm; specialistë që kanë një trajnim artizanal ose teknik dhe ekspertë me arsim universitar katërvjeçar, raporton Shengenviza.news.
Nga grupi i parë; ata që kanë të paktën dy vjet formim profesional, kërkohen këto profesione:Punë nëntokësore
Mirëmbajtja dhe instalimi i qarqeve elektrike
Teknologji për ngrohje dhe klimatizimi

Ndërtimi i kanalit dhe tunelit
Kujdesi për të moshuarit
Sipas ekspertëve, të gjithë të diplomuarit nga një program universitar katërvjeçar në fushat e mëposhtme mund të mirëpriten për t’u punësuar në Gjermani:
Mjekë të specializuar në mjekësinë e brendshme.
Profesionet në zhvillimin e softuerit.
Avokatët.
Mjekë të specializuar në anesteziologji.
Mbikëqyrje, shërbime emergjente mjekësore, menaxhim, infermieri.
Farmacistët.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.