Gjuha turke si lëndë me zgjedhje të lirë në shkolla e Shqipërisë, gjithashu edhe gjuha shqipe në Turqi

Pas marrëveshjes së ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe të Turqisë shkollat po vlerësojnë kërkesat për të mësuar gjuhen turke si lëndë me zgjedhje të lirë.

Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin prindërit e nxënësve të klasave nga e 6-ta deri në të 9-ën në lidhje me vendosjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje.Në një e-mail, Drejtoria Rajonale Arsimore Tirane kërkon informacion te plotë nga shkollat për numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhen turke si gjuhe e huaj, pjese e kurrikules me zgjedhje pasi nxenesit të aprovohen ne secilën klase referuar planit kombëtar te arsimit 9 vjecar per nxenesit e klasave te 6 deri tek klasat e 9.

Mesueset kujdestare kane dërguar tek prinderit javën qe kaloi mesazhe ku kërkohet te mblidhen të dhënat mbi preferencat per gjuhen turke.Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar ne datën 2 mars 2021 marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke.

Referuar marrëveshjes, në nenin 3, pika 2, theksohet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë e kulturën brenda sistemit të tyre arsimor.

Edhe Republika e Turqisë ka filluar po të njëjtin vendim ku nxënësit mund të zgjedhin gjuhën Shqipe si lëndë zgjedhor në shkollat e tyre.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.