Gjykata në Turqi merr vendim në rastin e sulmit terrorist në Taksim:Ahlam Albashir u dënua me 7 herë burgim të rëndë të përjetshëm dhe 1794 vjet burg 👇
![Gjykata në Turqi merr vendim në rastin e sulmit terrorist në Taksim:Ahlam Albashir u dënua me 7 herë burgim të rëndë të përjetshëm dhe 1794 vjet burg 👇](https://rtvbesa.com/wp-content/uploads/2024/04/FB_IMG_1714128790032.jpg)
Është marrë vendimi për rastin e sulmit terrorist me bombë në Taksim të ndodhur në rrugën Istiklal më 13 nëntor 2022 në Stamboll, ku humbën jetën 6 persona.
Gjykata dënoi shtetasen siriane Ahlam Albashir me 1794 vjet burg dhe 7 herë burgim të përjetshëm, e cila la çantën me një bombë të punuar me dorë në rrugën Istiklal më 13 nëntor 2022 në Stamboll/Rtv Besa.