Goditet për vdekje këmbësori 19 veçar në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë

Një aksident trafiku ka përfunduar me fatalitet për 19 vjeçarin J.S.

Rasti ka noddhur mbrëmë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, rreth orës 01:20.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka treguar se si ka ndodhur aksidenti.

“Rreth orës 01:20 kemi pranuar informatën se në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy këmbësorë dhe tri vetura (një veturë në lëvizje dhe dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, një prej tyre (këmbësor) nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.” deklaroi Ahmeti.

Ajo tutje njoftoi se trupi i pajetë u dërgua në IML, ndërkaq i dyshuari u dërgua në mbajtje.

“Trupi i viktimës: J.S, mashkull, 19 vjeç, është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) i me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë” pohoi Ahmeti.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.