Hajni e kërcenon me pistoletë lodër, ja vjedh viktimës telefonin dhe orën në Prizren

Një rast i vjedhjes ka ndodhur dje në Prizren.

Një viktimë është ankuar në polici se një i dyshuar i kishte vjedhur një orë dore dhe një telefon mobil.

I dyshuari kishte nxjerrë edhe një pistoletë, me të cilën ka kërcënuar viktimën.

“Gjatë patrullimit zyrtarët policore kanë vërejtur të dyshuarin dhe gjatë ndjekjes i kishte rënë pistoleta lodër” thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Leave comment

Your email address will not be published. Required fields are marked with *.